Observatori sizmologjik bën thirrje të shfrytëzohen informatat e tij zyrtare për tërmete

nga D V

Shkup, 5 nëntor – Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup u bëri thirrje mediumeve në kumtimet e veta për tërmete t’i shfrytëzojnë vetëm informatat e tij zyrtare, siç thekson, “ndarjen e të dhënave të pavërteta dhe të gabuara mund të shkaktojë panik të përgjithshëm të popullatës dhe kjo dënohet me ligj”.

Observatori u reagon mediumeve me shkrim “për shkak të përhapjhes së shpeshtë të informatave të pakontrolluara për tërmetet”.

Në reagim, Observatori sizmologjik përkujton se edhe me ligj ai është institucioni i vetëm dhe i autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pë ta mirëmbajtur rrjetin sizmolojik dhe t’i publikojë të dhënat për dukuritë sizmologjike, përfshirë edhe njoftimin e opinionit për tërmetet e ndjera në vend.

“Për informimin e opinionit me kohë për tërmetet e ndjera, Observatori sizmologjik u dërgon mediumeve njoftim me postë elektronike”, theksojnë nga Observatori dhe shtojnë se mediumet mund ta kontaktojnë institucionin për informata të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More