Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut është mes nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes në fushën e statistikave

nga D V

Shkup, 5 nëntor – Maqedonia e Veriut është mes nivelit mesatar dhe të mirë të përgatitjes në fushën e statistikave, vlerëson Komisioni evropian në Raportin për përparim, në kapitullin 18 – Statistika për vitin 2024.

Këtë vit, siç kumtoi Enti shtetëror për statistika, është konstatuar përparim shtesë në Raportin e Komisionit evropian për kapitullin 18 – Statistika, ku nivel i alrtë i harmonizimit është vërejtur në infrastrukturën statistikore, ndërkaq në ststistikat e sektorëve vërehet përparim i caktuar.

“Vlerësimi në Raport është edhe një konfirmim se Enti shtetëror për statistika, si bartës kryesor dhe koordinues i Sistemit nacional statistikor, është institucion me profesionalitet të lartë në kuadër të organeve të administratës shtetërore, i cili me të drejtë e meriton epitetin e anëtares së barabartë në familjen statistikore evropiane, duke i zbatuar parimet dhe standardet evropiane në punë si edhe të gjitha institucionet e tjera statistikore të vendeve anëtare të BE-së”, ceket në kumtesë.

Të gjitha këto rezultate dhe arritje të larta, siç theksojnë nga Enti shtetëror për statistika, janë fryt i angazhimit dhe përkushtimit  maksimal të të gjithë të punësuarve në institucion të cilët vazhdimisht përpiqen për arritje të qëllimeve të parashtruara edhe përkundër të gjitha pengesave me të cilat përballet institucioni tashmë një periudhë të gjatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More