Zaevi me liderin aktual të LSDM, Filipçe kapen në një aheng luksoz në Dubai

nga D V

Shkup, 5 nëntor – Kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe i shoqëruar nga parardhësi i tij Zoran Zaev janë parë në një aheng në një hotel luksoz në Dubai.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen dyshja e njohur, që kanë krijuar raporte të ngushta miqësie.

Partia VMRO-DPMNE theksoi se dyshja duhet të sqaroj opinionit për këtë video që po thyen rekorde. Pasi që ata bën grabitjen historike të shtetit dhe pa llogaridhënie harxhuan paratë shtetërore, doli në dritë një video ku shihet se si po argëtohen në ahengje private në hotele luksoze në Dubai, ku hyrjet në ato hotele janë me qindra euro”, theksoi VMRO-DPMNE.

Ata ishin në Dubai më 25 dhe 26 tetor të këtij viti në një mbrëmje gala të organizuar në hotelin “Hilton” në Dubai me këngëtarin e njohur serbo-boshnjak Haris Xhinoviq. (INA)

Videon shikojeni KËTU

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More