Ushtari i UÇK-së nga Orizarja mesazh Ali Ahmetit: Edhe une kam larë me gjak uniformën…

nga D V

Shkup, 5 nëntor – Ish-Ushtari i UÇK-së, Lavdrim Jahiu nga fshati Orizare, i ka dërguar një mesazh liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Jahiu flet për gjendjen e rëndë të ish ushtarëve të luftës së lavdishme të vitit 2001 dhe anashkalimin total të tyre.

“Sa për uniformën e UÇK-së edhe une o komandant e kam të larë me gjak jo vetem një pikë, por prej te vendi i quajtur “Prroni Orizares” e deri te Spitali Likovës…e kam pas të larë me gjak.
Po pyeti funksionarët e tu milionera, ku i kanë lanë ushtarët tani 24 vite, pa vendim pune… Bile e kam edhe po nje shok njejte që ka qenë i plagosur në spital me mua i larguar sa vite nga puna e punon privat natë e ditë për një kafshatë buke…
Hajt tash e bafshi Natën e mirë, nga Orizarja Legjendare e Ismet Jasharit.”, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More