Analisti Arsovski: Thirrjet për zgjedhje të parakohshme janë folklor politik

nga Redaksia

Shkup, 5 nëntor – Analisti Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut beson se gjasat për zgjedhje të dyfishta, parlamentare të parakohshme, së bashku me ato lokale, janë minimale, pasi nuk ka ndryshime të mëdha në sondazhe, transmeton zhurnal.mk.

“Mendoj se tani për tani e gjithë kjo mbetet një folklor politik, por nuk e përjashtoj mundësinë, nëse ka ndonjë tronditje më serioze në skenën politike, për shembull, zgjidhja e çështjes së negociatave me BE-në me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e të tjera, që kjo të riafirmohet edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, tani për tani për këtë nuk ka kurrfarë paralajmërimi”, shprehet Arsovski për Radion Evropa e Lirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More