Karapetrova dhe Ristov dhanë betim solemn si anëtarë të rinj të KSHZ-së

nga D V

Shkup, 14 nëntor – Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov, sot dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Kuvendi i zgjodhi Karapetrovën dhe Ristovin për anëtarë të rinj të KSHZ-së në mbledhjen e mbajtur më 12 nëntor. Ata vijnë në vendin e anëtarëve të deritanishëm të KSHZ-së, Boban Stojanovski nga VMRO-DPMNE i cili u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe të Radica Risteska nga LSDM e cila shkoi në pension.

Svetllana Karapetrova është ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e ekonomisë – financa, kontabilitet dhe revizion nga Tetova, Angelço Ristov është jurist i diplomuar me provim gjyqësor të dhënë dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More