Mucunski do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të IEQ-së në Tiranë

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) e cila në kuadër të kryesisë shqiptare të iniciativës mbahet sot në Tiranë.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, fokusi i temave të takimit do të jetë zgjerimi i BE-së në rrethanat e reja gjeopolitike dhe agresioni rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilave reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal ashtu dhe ndërkombëtar.

Gjatë takimit ministror pritet që të miratohet Deklarata e përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të vendeve anëtare të IEQ-së, konfirmimi i zgjedhjes së sekretarit të ri të Përgjithshëm të IEQ-së dhe përcaktimi i vendit të ardhshëm kryesues me iniciativën – Republika e Serbisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More