Shënohet Dita kur më 22 nëntor të vitit 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit

nga D V

Manastir, 22 nëntor – Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip sot në Manastir i përfundon aktivitetet programore, kushtuar Kongresit të Manastirit, i cili prej 14 deri 22 nëntor 1908 u mbajt në këtë qytet.

“Në kuadër të Ditëve të Alfabetit ‘Java e shkronjave’ kemi mbajtur konferencë ndërkombëtare, është hapur ekspozitë e fotografive dhe dokumenteve nga ditët kur është mbajtur Kongresi i Manastirit, ndërsa dyert e Muzeut janë hapur edhe për shumë nxënës dhe studentë, të cilët e kanë vizituar institucionin tonë”, deklaroi për MIA-m, Nuer Arsllani, drejtor i IK Alfabeti shqip-Manastir.

“Solemnitetet vazhdojnë me vizitë të mysafirëve në Muze nga shteti dhe jasht vendit, në Shtëpinë e oficerëve në Manastir do të mbahet sfilatë me krijime mode dhe disejne të krijuara të studentëve, organizatorë të së cilës janë Instituti Ndërkombëtar i modës “Izet Curri” – Shkup dhe organizata qytetare “22 Nëntori”, ndërsa pasdite është planifikuar vizitë në institucionin tonë kombëtar nga disa figura publike, përfaqësues të komunitetit lokal dhe kombëtar”, tha Arsllani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More