Ganiu inspekton përfundimin e një pjese të rrugës “Petre Georgiev”

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Sot kemi përfunduar me sukses asfaltimin e një pjese të rrugës “Petre Georgiev”, duke vazhduar përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të komunës sonë.

Punimet përfshinë asfaltimin e rreth 400 m², duke ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Investimet në rrugë dhe hapësira publike janë prioritet i yni, sepse besojmë se një infrastrukturë moderne është bazë për zhvillimin e çdo komuniteti. Do të vazhdojmë me nisma të tjera të ngjashme për të garantuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Çairit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More