Shkup, 27 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka zhvilluar takim me delegacionin e Komisionit për punë të pashtme të Parlamentit të Çekisë të kryesuar nga zëvendëskryetari i Komisionit, Radek Vodraçek.
Në takim, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është shprehur kënaqësi për përparimin e marrëdhënieve Maqedoni-Çeki dhe bindje se angazhimi i përbashkët do të kontribuojë në avancimin e tyre të mëtutjeshëm dhe shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim në të gjitha fushat. Të dyja palët ranë dakord se diplomacia parlamentare është një dimension i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis dy vendeve.

Ministri Mucunski falënderoi Republikën e Çekisë për mbështetjen mbi procesin eurointegrues të vendit e cila u konfirmua edhe në takimet e shumta gjatë vizitës së tij të fundit në kuadër të punës në Pragë.
Zëvendëskryetari i Komisionit, Radek Vodraçek potencoi se Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit të Çekisë do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në qasjen e saj drejt Bashkimit Evropian në ndërkohë duke forcuar bashkëpunimin parlamentar në të gjitha nivelet.