Dedaj: Berisha ka nevojë për fabulën e gogolit

nga Xh M

Gazetari Reldar Dedaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Berisha ka nevojë për fabulën e gogolit, pasi ai ashtu ndjehet në vazhdimësinë e tij si politikan.

Sipas tij, vajtja e Berishës në Kuvend tregoi vazhdimësi në fabulën e gogolit.

“Kjo dallohet qartë në deklaratat e tij kur deklaron se mbajtja në shtëpi ishte nga shumica. I etiketoi si armiq. Ikja nga arresti shtëpiak, do të thotë se SPAK i mbylli hetimet dhe se Berisha nuk prish dot prova. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon dhe këtë duhet ta dijë opinioni. Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj, janë produkt i fabulës së bashkimit. Për kaq ka nevojë Berisha. Kanë shenjtëruar fabulën e bashkimit për shkak të goditjeve që ka marrë Berisha. Drejtësia e re është më shumë problem për shumicën, por kjo drejtësi e re ka krijuar pasiguri dhe te Berisha. Demokratët janë në opozitë edhe për shkak të LSI-së, pasi Meta nuk pranoi të futej në listat e Bashës. Askush nuk e thotë këtë”, tha Dedaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More