Rrahje masive mes të miturve në stacionin e autobusëve në Suharekë, dyshohet se u përdorën armë dhe një boks i hekurit

nga D V

Dy të mitur janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje masive.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:40 në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Tutje në raport thuhet në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe boksë të metalit.

“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të mitur. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tre fishekë dhe një bokës të metalit. Është arrit të identifikohen dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More