Gjykata Speciale pushon hetimet ndaj Sokol Bashotës

nga D V

Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se Gjykata Speciale e ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha hetimet ndaj tij.

Bashota thotë se pushimi i hetimeve pas pesë vitesh është fitore për luftën e UÇK-së, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë. Pas 5 viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar. Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore”.

“Pastërtia e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi. I juaji Sokol Bashota”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More