Shkup, 13 dhjetor – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Goce Dimovski, sot do të marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e fabrikës për bateri elektronike për automjetet e kompanisë belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në ZZHTI Kërçovë.
Marrëveshja e investimit kapë vlerën totale prej 40 milionë euro dhe hapjen e 600 vendeve të reja të punës.
Në fazën e parë investimi arrin 10 milionë euro me punësimin e rreth 200 personave.