Miratohet projektligji për themelimin e Agjencisë për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë

nga D V

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për themelimin e Agjencia për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se përmes këtij projektligji synohet që të krijohen standarde rreth përkujdeset shëndetësor.

“Me këtë projektligj do të themelohet Agjencia për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë e cila paraqet zgjidhje të qartë gjithëpërfshirëse dhe afatgjate të problemeve, duke adresuar shqetësimin e të gjitha inspektorateve shëndetësore në mënyrë të standardizuar dhe duke vendosur të drejtat e politik bërësve dhe zbatimin e akteve nënligjore. Përmes këtij projektligji synojmë që të krijojmë standarde rreth përkujdesit shëndetësor, respektohet çdo institucion shëndetësor në Kosovë”, tha Vitia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More