Koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit “Fito me Integritet”

nga Xh M

Shkup, 18 dhjetor – Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.

Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.

Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:

• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More