MPJ-ja i dorëzoi një notë proteste ambasadorit rus Bazdnikin

nga Xh M

Shkup, 20 dhjetor – Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në vend, Sergej Bazdnikin, pasditen e sotme është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) ku i është dorëzuar notë proteste.

“Ambasadorit rus iu dorëzua një notë proteste, me të cilën shprehet dënimi dhe protesta e fuqishme për dëmet materiale të shkaktuara nga sulmi me raketë nga forcat e armatës ruse në Kiev, me ç’rast u godit edhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga MPJ-ja.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se gjatë sulmit nuk ka pasur të lënduar në mesin e personelit tonë diplomatik, por dëme materiale janë shkaktuar në Ambasadë.

“Nga ana e shërbimeve kompetente kanë bërë kontroll fillestar të dëmtimeve në vendngjarje dhe tashmë janë duke punuar në sanimin e tyre”, kumtoi Ministria.

Sulmi me raketa ruse ndaj një ndërtese në Kiev, në të cilën ndodhen gjashtë përfaqësi të huaja diplomatike, mes të cilëve dhe Ambasada e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë në Ukrainë, u dënua edhe nga Komisioni Evropian.

“Ky sulm tregon edhe një herë se natyra kriminale e (presidentit rus Vladimir) Putin përfaqëson rrezik për Ukrainën, për BE-në dhe për sigurinë tonë të përgjithshme”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, i pyetur nëse KE-ja ka ndërmend të lëshojë protestë diplomatike deri te Rusia, duke marrë parasysh se në mesin e përfaqësive diplomatike në ndërtesën e raketuar ka edhe ambasada të vendeve anëtare të BE-së, Hiper vetëm shkurt u përgjigj se Komisioni “do ta vlerësojë situatën dhe do të reagojë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More