ANKETA/ VMRO bindshëm e para me 21.5%, VLEN 5,5%, BDI 5,4% dhe LSDM 3,9%! Mickoski dhe Ahmeti, më të besueshmit

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, bindshëm udhëheqin me besueshmëri në anketën e fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizhn”, me porosi të mkd.mk, në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar. Në pyetjen se te cili lider politik kanë më shumë besim, 27,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur për Hristijan Mickoskin. Në vendin e dytë me 5.3 për qind besim është Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Pas tij vijnë Maxim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6%, pastaj Arben Taravari (2,9%), Dimitar Apasiev (2,26%), Izet Mexhiti (1,8%), Bilall Kasami (0,7%), Ziadin Sela (0,5%) dhe Afrim Gashi (0.2%).

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin, në rast se mbahen nesër zgjedhje, 21.5% të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% thonë se do ta votonin koalicionin VLEN, 5% për BDI-në. , 4% për LSDM-në, 3,9% për Levicën, 2,9%, për ZNAM 2,1%…

Vlen të theksohet se më shumë se 50 për qind e të anketuarve në këtë anketë, janë përgjigjur se nuk duan të përgjigjen n pyetjet e parashtruara, se nuk do të votojnë, ose se nuk kanë vendosur ende dhe se nuk dinë për kë të votojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More