LSDM: Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë dhe Toshkovskit për ikjen e Grubit

nga Xh M

Shkup, 22 dhjetor – Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë së Mickoskit dhe Pançe Toshkovskit për ikjen e Grubit, akuzon LSDM.

“Kufiri i Kosovës është poroz, i hapur për të ikur kriminelët dhe terroristët. Toshkovski nuk e ka idenë se ku është Grubi dhe pas gjithë skandaleve duhet të japë dorëheqjen.

Qeverisë së Mickoskit vërtet nuk po i ecën mirë, nuk realizohet ajo që ka premtuar para zgjedhjeve, çdo ditë ka skandale, institucionet nuk punojnë, qytetarët varfërohen, çmimet po rriten, vendi është i ngecur dhe po shkon prapa.

Qytetarët e shikojnë këtë çdo ditë dhe Mickoski dhe kompania nuk mund t’i ndihmojnë me sondazhe të porositura”, thuhet në kumtesën e LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More