Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk bëri shkelje në rastin e shkarkimit të Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial

nga D V

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesën e kushtetutshmërisë së vendimit të 15 dhjetorit 2023 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkarkimin e Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të lartcekur të Kuvendit është parashtruar në Gjykatë nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë tjerë.

“Gjykata, ka vendosur, njëzëri, që të deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të konstatojë se Vendimi [nr. 08-V-668] i 15 dhjetorit 2023 i Kuvendit, nuk është në kundërshtim me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] si dhe paragrafin 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Siç sqarohet në Aktgjykim, shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial, i kishte paraprirë Rekomandimi [nr.08/4446/Do-1994] i 28 shtatorit 2023 i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përmes të cilit ky i fundit i kishte rekomanduar Kuvendit, shkarkimin e Bekës nga pozita e anëtarit jo-prokuror, duke u bazuar në gjetjet e këtij komisioni parlamentar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More