Rama: Shqipëria doli pas 29 vitesh nga monitorimi i KiE-së, deri në 2027 thithim rreth 1 miliard euro

nga D V

Pas 29 vitesh, Shqipëria ka dalë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Kështu bëri të ditur Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë.

Kreu i qeverisë nënvioi se “nuk jemi më vend në monitorim të plotë por jemi njësoj si të gjitha vendet e tjera me të cilat duam të bashkohemi me familjen evropiane”.

“Këtë vit, edhe ky është fakt domethënës, edhe pse nuk jam ndjekës i rregullt i lajmeve, nuk ka bërë bujën e duhur, Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Nuk jemi vend nën monitorim të plotë, por si gjithë ato vende që duam dhe do bashkohemi në BE brenda kësaj dekade. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit. Jo vetëm një dialog i pandodhur më parë mes KE, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritje si BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se deri në vitin 2027, Shqipëria do të  thithë rreth 1 miliard euro.

“Them me shumë krenari ka qenë një proces jo i lehtë një këmbëngulje e vazhdueshme në të gjithë kontaktet, shkëmbimet e dokumenteve me zyrën e presidentes së Komisionit Europian për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element i ri, i cili tanimë ka hyrë edhe në fjalorin e bisedimeve si anëtarësimi gradual. Tani ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në planin e ri të rritjes, ku në periudhën nga sot deri në 2027, do të thithim rreth 1 miliard euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen evropiane me disa segmente të funksionimit të Evropës së bashkuar”, tha Rama.

Rama rikujtoi se që nga 21 nëntori, shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE-së drejt Shqipërisë nuk kanë asnjë komision ekstra për transfertat e tyre.

“Që nga 21 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona të BE drejt Shqipërisë, nuk do të kenë më asnjë komision ekstra në transfertat e tyre sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrave të pagesave unike europiane, kursen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë, brenda perimetrit të BE”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More