Osmani kujton Adem Jasharin në Ditën e Veteranëve: Lavdi e përjetshme dëshmorëve, respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së

nga D V

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar veteranët për Ditën e Veteranëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

“Dita e Veteranëve të UÇK-së është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar. Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”, ka shkruar Osmani

Ajo në urimin e saj thekson se kjo datë mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar Adem jashari.

“30 dhjetori është një datë që mishëron heroizmin e pavdekshëm të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes së tij, të cilët më 30 dhjetor 1991 zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb. Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe respekt i përhershëm për çdo veteran të UÇK-së!”, ka thënë presidentja Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More