Rama uron Vitin e Ri me atmosferën e gëzueshme nga Baza Ajrore e Farkës

nga D V

Baza Ajrore e Farkës ofroi një atmosferë festive këtë prag festash, duke mikpritur grupe fëmijësh në një atmosferë ndryshe.

Misioni i pilotëve dhe stafit mbështetës të kësaj Baze Ajrore këtë herë nuk ishte një mision i zakonshëm humanitar apo në shërbim të komunitetit.

Baza Ajrore e Farkës ofroi një ditë plot surpriza për fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët u njohën nga afër me mjetet e kësaj baze, ndërsa shijuan edhe xhiro me helikopterë.

Kryeministri Edi Rama uroi një vigjilje të Vitit të Ri plot qetësi shpirtërore në familjet shqiptare, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga atmosfera e gëzueshme e krijuar në Bazën Ajrore të Farkës.

Baza ajrore e Farkës është krijuar në 6 dhjetor të vitit 1967. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke ndihmuar popullatën në emergjenca civile, veçanërisht në rastet e përmbytjeve, bllokimeve nga bora në zonat malore, tërmeteve apo edhe në kohë krizash.

Për të kryer misionin e saj, personeli i kësaj baze trajnohet intensivisht për të mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme teknikën e ajrit, për të kryer detyra të tilla si: transportimi i trupave, operacionet e kërkim-shpëtimit (SAR), shpërndarja e ndihmës ushqimore ose transportimi i pacientëve në emergjencave civile.

Në vitet e fundit infrastruktura bazës është përmirësuar ndjeshëm kryesisht për shkak të asistencës së ofruar nga ushtria italiane. Kjo bazë është një simbol i bashkëpunimit me aleatët tanë në ushtrime të përbashkëta, ku pjesëmarrësit kanë treguar dinjitet dhe profesionalizëm për të koordinuar veprimet për të përmbushur misionin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More