Aksidenti i rëndë – Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë

nga Redaksia

Shkup, 2 janar – Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë, shkruan Alsat. Paraprakisht siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori.

***

Siç thuhet në njoftimin, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.

Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.

“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Rashçe një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar, . Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i “Tigrave” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More