I maskuar dhe i armatosur ia grabit çantën një gruas në Pejë, rasti po hetohet

nga D V

Një grua ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 6-7 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30 në rrugën “Konstantini i Madh”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima femër kosovare,  ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More