Vengu: Qeveria fond 66 milionë lekë për 375 familje të prekura nga përmbytjet në Vlorë

nga D V

Tre muaj pas përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Vlorës, qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer familjet e prekura.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se 66 milionë lekë do të shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Qeveria shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë”, shkruan Vengu.

Sipas Vengut “vlera totale e dëmeve ishte 56 455 012 lekë”.

Ministri thekson se janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake për familjet e prekura.

Shpërblimi financiar, nënvizon më tej Vengu, përballohet nga fondi i kushtëzuar i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve”, thekson ministri Vengu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More