Seanca të tre komisioneve kuvendore

nga D V

Shkup, 13 janar – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Çështje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni Juridik-Ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, në lexim të parë.

Ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji janë në rend dite dhe të Komisionit për Financim dhe Buxhet, në të cilën gjithashtu në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme, të Ligjit për punën devizore, të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, të Ligjit për bankat, të gjitha në lexim të parë si dhe ndryshimet e Ligjit për inspektim financiar në sektorin publik, në lexim të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More