Deri të mërkurën borë, ndërsa pastaj mot stabil dhe i ftohtë

nga D V

Shkup, 13 janar – Nesër në vend do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës së dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë negative.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil dhe më i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien edhe në disa vende nën -10 gradë.

Nga dita e mërkurë do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More