Rrugët deri në katër fshatrat malorë në komunën Gostivar së shpejti do të jenë të kalueshme

nga D V

Gostivar, 13 janar – Rrugët lokale deri në katër fshatrat të cilët për shkak të reshjeve të borës ishin të pakalueshme së shpejti do të pastrohen, thotë ushtruesi i detyrës kryetar i komunës Gostivar, Valbon Limani. Ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, sot në një ngjarje në Gostivar, sqaroi se nga fillimi i reshjeve intensive, operatori i dakorduar dhe ndërmarrjet publike punuan intensivisht në teren dhe ende po punohet.

“Që nga paralajmërimet për reshjet e borës, gjegjësisht pardje operatori ekonomik dhe ekipet e ndërmarrjeve publike filluan të veprojnë në kuadër të kufijve administrativë të komunës Gostivar. Kështu është edhe sot, kjo nënkupton se të gjitha rrugët të cilët janë në territorin e Komunës Gostivar janë të pastra dhe të kalueshme”, tha Limani.

Njeriu i parë i komunës Gostivar konfirmoi se ka pasur denoncime për moskalim në disa lagje malore, por siç ishte informuar ekipe me mekanizëm tashmë janë në teren dhe punojnë në pastrimin e borës në rrugë.

Kryetari Limani informoi se për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në periudhën e dimrit janë paraparë pesë milionë denarë pa TVSH.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe të mos i përdorin veturat e tyre nëse nuk e kanë patjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More