MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës. Këtë e paralajmëroi ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në një intervistë për radion Evropa e Lirë. E pyetur se përse EMV mbetet nën Qeverinë Bozhinovska theksoi se nuk mund që edhe prodhimi edhe distriubimi të jenë nën ministrinë e njëjtë. Kjo sipas saj do të zgjidhet me Ligjin e ri të Energjetikës i cili po përgatitet. Bozhinovska foli edhe për tenderët për Termocentralet duke theksuar se atje ka më shumë kriminalitet se ai i përfshirë në rastin “Aditivët”. Bozhinovska tha se shpreson se “Aditivët” nuk do të jetë rasti i fundit dhe se do të ketë epilog gjyqësor për parregullsitë.

“Punojmë në Ligjin e ri të Energjetikës dhe me Ligjin e ri të Energjetikës, MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë, që mendoj se është e natyrshme dhe normale. Me atë që duhet të kemi kujdes që EMV të mbetet nën ombrellën e Qeverisë, ndërsa MEPSO do të jetë nën Ministrinë e Energjetikës”, tha Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjetikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More