Prej nesër fillon gjysmëvjetori i dytë për nxënësit në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.

Ai do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët sipas kalendarit të organizimit të vitit shkollor në shkollat ​​e mesme publike, do të mësojnë deri më 16 maj 2025.

Viti shkollor nuk do të zgjatet si vitin e kaluar sepse nuk do të ketë pushim pranveror, i cili u vendos vitin e kaluar.

Lidhur me këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka anketuar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e klasave më të larta këtë vit shkollor dhe, siç informoi, shumica janë shprehur se nuk duan pushim pranveror.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More