“Kuizi europian i parasë”/ Nxënësit mund të aplikojnë deri më 21 shkurt

nga Xh M

Shkup, 23 janar – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 21 shkurt do të pranojë aplikime nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për “Kuizin evropian të parasë”.

Ky kuiz organizohet nga Asociacioni bankar i Maqedonisë në bashkëpunim me BPRMV dhe Komisioni i letrave me vlerë. Aktivitetet zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Në këtë Konkurs mund të aplikojnë nxënësit prej 13 deri 15 vjeç, ndërsa garat ne Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen prej 17 deri 23 mars. Aplikimet bëhet në formë elektronike info@mba.mk.

Këto aktivitete janë fillimisht zhvillohen në kuadër të çdo vendi, ndërsa faza e dytë pastaj në nivel evropian. Në fazën e dytë, fazën finale, marrin pjesë fituesit nga faza e parë. Tre venet e para do të marrin mbështetje financiare.

Faza e dytë do të zhvillohet më 22 dhe 23 maj në Bruksel, ashtu që garat do të zhvillohen në gjuhën amtare të çdo shteti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More