Kasami: Tetova nikoqire e Mbledhjes së Komunave Turke në botë, mundësi reale për zhvillim ekonomik!

nga Redaksia

Tetovë, 29 janar – Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur delegacionin e Unionit të Komunave Turke në Botë duke i dhënë kështu qytetit të Tetovës një vlerë dhe një vend të rëndësishëm në mesin e këtyre komunave.

Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme dhe forcimin e lidhjeve tona historike e kulturore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë. Besoj dhe jemi të bindur se Tetova do të ketë mundësi të reja për zhvillim, përmes projekteve të përbashkëta si rekonstruimi i Sahat Kullës dhe projekteve tjera në arsim dhe kulturë

Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit tone. Ne jemi këtu sot për të ndarë jo vetëm ide dhe projekte, por edhe për të forcuar një aleancë që do t’i shërbejë të mirës së përbashkët të qytetarëve tanë. Tetova mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështje dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e çdo iniciative që sjell zhvillim, përparim dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More