Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ftuar në emision ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ka informacione të sigurta se zgjedhjet në Shqipëri do shtyhen në tetor.
Ndoka shtoi gjithashtu se do ketë një qeveri kujdestare për organizimin e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër.
Ndoka: Unë kam informacione të sigurta se faktori Ndërkombëtar, kryesisht SHBA-të që zgjedhjet do shtyhen në tetor.
Do të ketë një qeveri kujdestare, për organizimin e zgjedhjeve.
Nuk do të jetë Edi Rama Kryeministër në mënyrë ultimative.
Këtë informacion e kam unë si kryetar i PDK, e ka edhe opozita por opozita po përgatitet.
E kam unë si informacion personale, si parti politike me lidhjet që unë kam.
E ka edhe Edi Rama, e ka shkresë përtej informacionit.
Por opozita po punon se nuk ka lidhje me këto, se këto janë probleme që diskutohen që negociohen, që duhet të jetë një agjendë e të ngarkuarit me punë që do vijë shumë shpejt ose ambasadori nëse premton koha që ti kalojnë edhe procedurat ligjore dhe padiskutim që do ketë surpriza të reja.