Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit

nga Xh M

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të parë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 Majit.

Në mesazhin e tij, Edi Rama ka theksuar se angazhimi i diasporës është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj në vitet që vijnë.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e mundësimit për herë të parë të së drejtës së votës për shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, e duke ftuar secilin prej jush të regjistrohet si zgjedhës deri më datë 4 mars, për Partinë Socialiste si rrugën e vetme që do të ndërtojë shtetin modern shqiptar e që brenda pak vitesh do ta bashkojë me familjen e madhe të BE-së, ju uroj një të diel të mbarë“, shkruan Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More