Ndërroi jetë në spital, policia nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçares

nga Xh M

Policia e Durrësit ka nisur hetimin për një rast tragjik ku një vajzë ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale. Sipas burimeve nga hetimi, mjekët kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes është hemorragjia cerebrale. Vajza kishte patur dhimbje të vazhdueshme dhe shumë të forta në kokë, siç tregohet në kartelën mjekësore.

Dy gjyshërit e vajzës kanë shoqëruar të miturën në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimi do të vijojë me dëshmitë e nxënësve apo mësuesve të shkollës, ku vajza ndoqi mësimin, si dhe të afërmve të saj, për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More