Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, rasti nën hetime

nga Xh M

Një zyrtare e bankës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka raportuar në polici se nga klientë të ndryshëm janë deponuar monedha të ndryshme të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Siç bën të ditur policia, deponimet janë bërë në periudha të ndryshme nga muaji dhjetor i 2024-ës deri më 5 shkurt të këtij viti.

“Paratë janë konfiskuar nga policia dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More