Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 18-vjetorin e vdekjes së tij

nga D V

Në shënimin e 18-vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, kryeministri Albin Kurti, me strukturat e partisë ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, i cili ishte njëri nga dy aktivistët e VV, të cilët u vranë derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë protestë ka mbetur i vrarë edhe Mon Balaj. Pas këtyre homazheve në Prishtinë, në orën 12:00 do të bëhen homazhe edhe te varri i Mon Balaj  Podujevë, ndërsa në orën 13:15 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardi “Nënë Tereza”.

Në atë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt turmës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More