Këshilli Gjyqësor njofton: Përfundon shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

nga Xh M

Shkup, 17 shkurt – Ka përfunduar shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme, ndërsa tashmë është formuar Komisioni që do të verifikojë plotësimin e kushteve dhe kritereve të kandidatëve të paraqitur, deklaruan për Alsat-in nga Këshilli Gjyqësor, pa dhënë detaje se sa kandidatë kanë aplikuar dhe kush ka aplikuar për këtë shpallje. Këshilli thekson se zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet në një nga seancat e ardhshme publike. Megjithatë, nuk konkretizohet se kur saktësisht do të bëhet përzgjedhja. Njoftimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme është bërë më 22 janar. Kryetares aktuale të Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i skadon mandati katërvjeçar më 12 mars.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More