Shkupi mbulohet nga shiu, shumë rrugë lokale në Butel të bllokuara

nga Xh M

Shkup, 6 qershor – Pasditen e sotme, Shkupi sëhtë përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe reshje breshëri. Stuhia preku disa zona të ndryshme të qytetit.

Në disa komuna të Shkupit u vunë re shtresa të dendura breshëri, ndërsa qytetarët ndanë në rrjetet sociale fotografi të oborreve, çative dhe automjeteve të mbuluara me një shtresë të dendur breshëri.

Si rezultat i kësaj shumë rrigë lokale janë bllokuar ne komunën e Butelit

Autoritetet kompetente, deri më tani, nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Megjithatë, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes dhe ndjekje të rregullt të parashikimeve të motit.

Meteorologët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në orët në vijim, me mundësi për reshje të tjera lokale dhe stuhi me bubullima.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More