Në Suedi transportohen dy të lënduar nga zjarri në Koçan

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Nga Shkupi sot në mesditë janë transportuar dy pacientë për trajtim mjekësor në Stokholm në Spitalin universitar Karolinska, bën të ditur ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk.

Prej atje shtojnë se trajtimi dhe kujdesi i vazhdueshëm janë siguruar gjatë transportit të pacientëve nga Shkupi në spitalin Karolinska.

“Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë përmes Mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së dhe Suedia, së bashku me shtetet e tjera anëtare iu përgjigj nevojave të Maqedonisë së Veriut. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas rastit tragjik që ndodhi në Koçan. Mendimet tona mbeten me të gjithë të prekurit”, shton ambasada e Suedisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More