Fetai: Zemrat tona janë me çdo familje që ka humbur një të dashur

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka nënshkruar në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë së Koçanit, të hapur nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Me zemër të thyer, sot nënshkrova librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë së Koçanit, të hapur nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi. Në këto momente të vështira për vendin, jemi të bashkuar në dhimbjen dhe solidaritetin tonë me familjet e prekura”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai mes tjerash ka shtuar se pavarësisht gjuhës apo përkatësisë sonë, ndjejmë humbjen e tyre s i tonën.

“Pavarësisht gjuhës apo përkatësisë sonë, ndjejmë humbjen e tyre si tonën. Zemrat tona janë me çdo familje që ka humbur një të dashur. Nuk jeni vetëm!”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More