Ekspertët amerikanë rikthehen zyrtarisht në SPAK, asnjë reagim nga ambasada

nga D. V.

Pas largimit në 20 janar të ekspertëve amerikanë, këtë të enjte, ata janë rikthyer zyrtarisht në SPAK, dhe janë të njëjtët persona që kanë qenë edhe para pezullimit.

Ditën e djeshme kanë pasur një takim me prokurorët e SPAK, të cilëve iu kanë njoftuar vendimin administratës amerikane për rikthimin në pozicionet e mëparshme të tyre.

Bëhet fjalë për një prokuror, ekspertë të zbatimit të ligjit në SHBA (përfshirë FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri, me trajnime dhe ekspertizë.

SPAK por as ambasada e SHBA në Tiranë, zyrtarisht nuk kanë dhënë ende informacion dhe mbi çfarë vendimi është bërë rikthimi i tyre në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More