Ndalohet një shofer në Dellçevë, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

nga Redaksia

Shkup, 30 mars – Me datë 30.03.2025 në ora 01.50 në Dellçevë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Dellçevë kanë arrestuar M.R.(35) nga Dellçeva.

Gjatë kontrollit të komunikacionit, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet “Hyundai” që drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën efektin e alkoolit.

Përkatësisht në gjakun e tij kishte 1.84 promilë alkool dhe më pas është hequr menjëherë nga qarkullimi dhe është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More