Bujar Osmani e Arbër Ademi për vizitë bajrami tek familja e Kreshnik Bekteshit!

nga Redaksia

Shkup, 30 mars – Bujar Osmani dhe Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë vizituar sot me rastin e festës së Fitër Bajramit familjen e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ndodhet në paraburgim për hetimet në rastin e zjarrit në Koçan.

Osmani teksa ka shpërndarë fotografi nga kjo vizitë, shkruan se Kreshniku është i fortë dhe i drejt, ndaj së shpejti do të kthehet.

Reagimi i plotë:

Gëzuar Bajramin, KRESHNIK!
Së bashku me Valbonën, Albinën dhe Arbrin, dhe me familjet tona, për Bajram tek Yllka, Hana dhe Trim Bekteshi si dhe prindërit e Kreshnikut.
Bajrami është një festë e shenjtë që simbolizon mëshirën, bashkësinë, mbështetjen, bujarinë dhe mirënjohjen.
Por mbi të gjitha, Bajrami na kujton qëndrueshmërinë tonë për t’u përballur me sfidat e jetës, duke na mësuar durimin dhe pjekurinë.
Sot është dita e duhur për të treguar se jo vetëm Kreshniku, por e gjithë familja Bekteshi ka mbështetjen tonë.
Jo vetëm sepse është një mik i vërtetë, jo vetëm sepse është pjesë e familjeve tona, por sepse është padrejtësisht i akuzuar dhe akoma më padrejtësisht i ndarë nga familja e tij.
Kreshniku është i fortë, i guximshëm dhe mbi të gjitha një njeri i drejtë—prandaj shumë shpejt e presim përsëri pranë nesh!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More