Pagat e marsit të punonjësve shëndetësorë për 15 për qind më të larta, nga prilli edhe pensione më të larta për për 2.500 denarë

nga Redaksia

Novosellë, 30 mars – Pagat e punonjësve shëndetësorë për muajin mars do të jenë 15 për qind më të larta, ndërsa deri në fund të mandatit do të rriten për 40-50 për qind, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Novosellë të Strumicës, Mickoski kujtoi se nga 1 prilli do të fillojë pagesa e pensioneve lineare të rritura për 2.500 denarë. 

Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se propozimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe për takim të liderëve është temë shumë serioze për t'u diskutuar përmes mediave.

“Buxheti në shëndetësi, në Fondin për Sigurime Shëndetësor (FSSH), është historikisht më i larti, 53 miliardë denarë, krahasuar me 35 sa ishin në periudhën e koronës është për 18 miliardë më shumë. Po kthehen borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, ashtu që në përgjithësi investimet në shëndetësi janë shumë të rëndësishme për ne”, theksoi kryeministri.

 Sa i përket pensioneve, theksoi se rritja nga prilli është një tjetër premtim i qeverisë që po realizohet.

“Dëshiroj të konfirmoj se nga 1 prilli do të fillojë edhe pagesa e pensioneve lineare të rritura për 2.500 denarë të rinj, kështu që me ato rritje fillestare dhe me këtë tani arrijmë në rritjen lineare prej 5.000 denarë që e kemi premtuar në vitin e parë. Ja, në më pak se një vit, në nëntë muaj po e realizojmë. Çdo gjë që u kemi premtuar qytetarëve, e dorëzojmë dhe vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve”, tha Mickoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More