Taravari: Pacienti që ndërroi jetë kishte djegie 40% të trupit, nga 1 prilli nuk i kanë punuar as veshkat

nga D. V.

Shkup, 4 prill – Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka konfirmuar se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. I ndjeri, i cili po trajtohej në Lituani, kishte 40 për qind djegie dhe më 1 prill, veshkat i kishin punuar. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoski, menaxher i diskotekës “Pulse”.

Ky pacient ishte një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike.

“Prej 1 prillit i kanë pushuar veshkat, praktikisht është vënë në dializë. Fatkeqësisht sot në mëngjes mora lajmin e keq se ai kishte ndërruar jetë. Le të shpresojmë që të tjerët kritikë të përmirësojnë gjendjen e tyre. Pacienti që vdiq kishte djegie në 40 për qind të trupit. Në fund, problemi kryesor ishte infeksioni që mori për shkak të sipërfaqes së madhe të plagëve që ishin në trup. Të shpresojmë që pacientët tjerë kritikë të ecin më mirë dhe të kthehen në vendin tonë”, tha Taravari.

Burime nga MPJ për AIM njoftojnë se ka filluar procedura për kthimin e trupit të pacientit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More