Prostitucion në shtëpinë e marrë qira nga dy kineze, kapen gjashtë shqiptar

nga Xh M

Një ‘fole’ prostitucioni u zbulua në zonën e Plazhit në Durrës. Banesa, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit ishte marrë me qira nga dy shtetase kineze, 41-vjeçarja me iniciale X.X. dhe 54-vjeçarja me iniciale R.W.

Sipas hetimeve, rezulton se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve online i dërgojnë klientit vendndodhjen, njofton policia.

Uniformat blu kanë ndaluar dhe vënë nën hetim gjashtë shqiptarë, që u gjetën në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More