Ndalesë aktive për automjete të rënda ngarkuese në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit

nga D. V.

Shkup, 8 prill – Në drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit është ende aktive ndalesa për automjete të rënda ngarkuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirët), kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufutare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sipas njoftimeve nga Viadukt Trej SHPKNJP – Gostivar prej 09.04.2025 (E mërkurë), do të bëhet rikonstruimi i nyjeve të zgjerimit të një pjese të autostradës Negotinë-Veles (qarkorja Negotinë), ku komunikacioni do të zhvillohet në një korsi në drejtim nga Negotina drejt Velesit në kohëzgjatje prej 15 ditëve.

Drejtimi rrugor Krushevë – f.Divjak i Poshtëm – f.Kopishë nuk është i sigurt për komunikacion dhe prej 04.04.2025 është i mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni. Mund të shfrytëzohet rruga rajonale f.Pusta Reka – Krushevë.

Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacionaë Galiçicë prej 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino Sello është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More