Shkup, 11 prill – Në Çair po e ndërtojmë të ardhmen me kujdes dhe dashuri për mjedisin! Sot, së bashku me përfaqësues të UNOPS, pata kënaqësinë të jem pjesë e një aktiviteti frymëzues në shkollën “Liria”, në kuadër të projektit “BE për ajër të pastër”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky projekt sjell ndryshime të prekshme për një ambient më të shëndetshëm – përmes përmirësimit të sistemeve të ngrohjes, transportit të pastër dhe krijimit të hapësirave të gjelbra urbane. Falë këtij angazhimi, në komunën e Çairit janë mbjellë gjithsej 80 fidanë: 30 në parkun NATO, 10 në shkollën “Tefejuz” dhe sot edhe 40 në oborrin e shkollës “Liria”.
Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e shkollës “Liria”, znj. Teuta Idrizi, mësimdhënësit dhe fëmijët që me përkushtim e entuziazëm kontribuan në këtë aktivitet simbolik, por me rëndësi të madhe për komunitetin.
Bashkë po mbjellim më shumë se pemë – po mbjellim shpresë për një të ardhme më të gjelbër, më të pastër dhe më të shëndetshme për të gjithë.